Ibish Ibishi, ka bërë me dije se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha pozitat në AAK duke përfshirë edhe anëtarësinë në të. Ibish Ibishi deri më tani ka qenë: Kryetar i nëndegës Dobërçan. këshilltar i Kuvendit Komunal tre mandate rresht. Nënkryetar i parë i AAK, dega në Gjilan. Shef i grupit të këshilltarve të këtijë subjekti në Kuvendin Komunal në Gjilan. Anëtar i komitetit për politikë dhe financa.
JA letra e tij e dorëheqjes që Ibishi i ka adresuar kreut të AAK-së në Gjilan.
I nderuar kryetar i AAK – së, dega Gjilan!
Të nderuar anëtar, simpatizant, bashkëpunëtor përkrahës dhe votues të mi, pas një analize dhe vlerësimi që kam bërë tash për sa kohë por dhe pas përpjekjeve të shumta që kam bërë për të instalua një model tjetër për t’i tejkalua mospajtimet dhe situatat e ndryshme, për të bë zgjidhje të drejtë të çështjeve si dhe mospajtimeve, për fat të keq këtë nuk munda t’a arrij, prandaj duke e pa se kontributi im edhe nuk po vlerësohet, kam vendosur që të marr një vendim jo të lehtë për mua por u bë i pashmangshëm dhe nga pamundësia që këtë vendimin ta paraqes para organeve të partisë – kryesisë degës ndiej për obligim dhe përgjegjësi që përmes mjeteve të informimit të njoftoj gjithë opinionin se nga sot jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha pozitat në AAK duke përfshirë edhe anëtarësinë në te.
Për shkak të:
– Mosfunksionimit te degës, mos konstituimi i organeve të partisë, devalvimi total i demokracisë së brendshme partiake.
– Koncentrimit të gjithë vendimarjes te një person ose grup joformal, faktikisht privatizimi partisë.
-Shfrytëzimit të pozitave dhe privilegjeve nga dy tre persona dhe të afërmit e tyre e injorimi i skajshëm i të tjerëve. Trajtimi i tyre si “Argat të lloqit”.
-Mungesa e plotë e transparencës dhe shkëputja me bazën e partisë.
-Injorimi dhe përbuzja e kërkesave eventuale të anëtarëve të partisë dhe instalimi i një praktike arrogante mashtruese dhe të pa përgjegjshme.
-Dhe shumë antivlera tjera të instaluara në degë.
Më detyruan që të marr këtë vendim të vështire për mua, sepse dhashë shumë punë e angazhim të sinqertë bashkë me shumë të tjerë në këtë subjekt e në kthim nuk munda t’u ofroj votuesve të mi atë që në emër të besimit u kisha premtuar.
E për mos me qen edhe më tutje pjesë e dështimeve, e në respekt të plotë te votuesve të mi,dhe gjithsesi me premtim absolut se pa u ndalur do të synoj objektivat që kam parashtruar bashkë me ta,kam vendosur që tash e tutje në Kuvendin komunal do të veproj si kandidat i pavarur dhe zë qytetar në respekt dhe zbatim të plotë të vlerave të mirëfillta demokratike.
Me respekt
Ibish Ibishi
Deri m’tash:
Kryetar i nëndegës Dobërçan.
këshilltar i Kuvendit Komunal tre mandate rresht.
Nënkryetar i parë i AAK, dega në Gjilan.
Shef i grupit të këshilltarve të këtijë subjekti në Kuvendin Komunal në Gjilan.
Anëtar i komitetit për politikë dhe financa.