Pas reshjeve të shumta të shiut, disa rrugë në qytetin e Gjilanit janë bërë të pakalueshme, duke shkaktuar vështirësi për banorët dhe trafikun.
Drejtori i Shërbimeve Publike, z. Kushtrim Ibrahimi, ka vizituar disa prej këtyre rrugëve për të vlerësuar situatën nga afër.
Gjatë inspektimeve, Ibrahimi konfirmoi se rrugët janë të kalueshme dhe se ekipet e shërbimeve publike janë duke punuar për të rivendosur normalitetin sa më shpejt që të jetë e mundur.
Statusi i plotë:
Pas reshjeve të shiut në qytetin tonë, dhe vizitave të bëra në pikat më kritike, konstatojm se të gjitha rrugët e qytetit janë të kalushme.
Po ashtu ju informojm nëse hasni në vështërsi ju lutem njoftoni organet kompetente.