Drejtori i Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimi, ka informuar qytetarët e Gjilanit lidhur me punimet në rrugën “Adem Jashari”. Pas inspektimeve të rregullta në terren dhe vizitave së bashku me menaxherin e kontratës, janë hasur disa vërejtje në cilësinë e një pjese të trotuarit që është punuar.
Ai ka sqaruar se, në bashkëpunim me menaxherin dhe operatorin ekonomik, është kërkuar largimi i asaj pjese që nuk i plotëson kriteret e kontratës dhe të ndërhyhet menjëherë për përmirësimin e cilësisë së punimeve.
Ibrahimi falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tyre gjatë këtij procesi.
Sqarim për qytetarët e komunës së Gjilanit në lidhje me projektin e rrugës “Adem Jashari”
Pas inspektimeve në teren dhe vizitave të rregullta së bashku me menagjerin e kontratës kemi hasur në disa vërejtje në cilësin e një pjese të trotuarit ku është punuar, së bashku me menagjerin e kontratës dhe operatorit ekonomik, kemi kërkuar që të largohet ajo pjesë e cila nuk i plotëson kriteret e kërkuar të asfalltit sipas kontratës dhe të intervenohet menjëher me përmisimin e cilësis.
Ju falemnderit në mirkuptimin tuaj.