* Ma.sc. Historisë, Ish-veteran i UÇPMB-së, dhe ish-Kryetar i “Lëvizjes së Lirisë”, Lëvizje që vepron në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe aktivist për të drejtat e shoqërisë shqiptare në Ballkan.
Popullata e Kosovës Lindore po përballet pran një ndjenje pasigurie nga idetë e shumta rreth fatit të saj politik. Sa nga ata që proklamojnë idenë e bashkimit me Kosovën një e drejtë historike që iu është mohuar me shekuj, dhe që tani sado pak ka një shpresë që të korrigjohet ky gabim historik, aq edhe nga skeptikët që shohin anën e kundërt si “ndarja” mespërmes Kosovës Lindore që një pjesë ti bashkohet Kosovës kurse tjetra ti mbetet edhe më tutje Serbisë nga rëndësia strategjike e Korridorit X dhe Hekurudhës që përshkon mes kësaj treve shqiptare.
Shikuar nga këndvështrimi historik thuajse asnjë kufi në Ballkan nuk është lëvizur pa një gjakderdhje-luftë, edhe atë shpesh herë edhe duke ngjallur edhe interesa të fuqive të mëdha siç është rasti i Luftës së Parë Botërore që shkëndijat e para pikërisht i kishte nga ky gadishull. Si rajon janë ndeshur civilizimet në periudha të ndryshme të historisë dhe rrjedhimisht mund të përdoret si burim krizash në rrethana të caktuara. Nga ana e rrethanave ndërkombëtare se sa është reale, të realizohet ideja e bashkimit kur kohëve të fundit sidomos dy fuqi me ndikim siç është Rusia, Turqia që me çdo kushte mundohen të shtrijnë sferat e interesit të tyre në këtë gadishull, edhe atë në dëm të shqiptarëve, lë shumë pak për të dëshiruar. Përderisa disa nga fuqitë europiane dhe që njëherit kanë qenë si aleat të natyrshëm të shqiptarëve në Ballkan në periudha të ndryshme historike si Gjermania, Anglia, Austria dhe Italia janë kundër kësaj ideje deri në këtë fazë, e që në të ardhmen mund edhe të ndryshojnë qëndrimin. Për më shumë rreth kësaj ideje nuk ka një qartësim edhe të fuqisë më të madhe botërore siç është Amerika, dhe njëherit si aleat i yni, ku shprehimisht pranohet në parim ideja e një marrëveshje ndërshtetërore Kosovë-Serbi, por assesi që kjo ujdi nuk do të ishte e pranueshme nga faktori ndërkombëtar po që se edhe ata nuk do të ishin dakord krahas interesave politike e strategjike në rajon.
Se, bërja politikë mes Vuçiqit dhe Thaçit me një “ujdi” edhe atë kur kemi parasysh rëndësinë strategjike të rajonit gjithsesi as që mund të konsiderohet si e mirëqenë, duke pasur parasysh rëndësinë që ka ky rajon për fuqitë e mëdha. Pastaj, po këto dy shtete me këta dy personalitete, as që e kanë unifikimin ,as të brendshëm politik e as atë kombëtar për të
arritur këtë “ujdi” politike e historike, e lëre më të flasim që rreth vetës së tyre nuk kanë një masë të konsiderueshme të elektoratit. Gjithsesi kredibiliteti ndërkombëtar i Vuçiqit si një pasardhës i një rryme të nacionalizmit serb të trilluar, sa me Rusi, aq me Europë për bashkësinë ndërkombëtare është një specie e llojit të vet. Presidenti i Kosovës Thaçi edhe pse po proklamon me të drejt këtë ide të kah hershme të asaj popullate dhe me të drejtë, por sikur po merr “primatin e të dërguarit hyjnor” në këtë pjesë se vetëm ai mundë të realizoj këtë ide, duke mos pasur as një unifikim të brendshëm politik në Kosovë dhe gjithsesi në Shqipëri.
Bashkimi i Kosovës Lindore, për një president si Thaçi, që shumë mirë e din se çfarë sakrifica duhet bërë për të ardhur deri tek këto rezultate atë të bashkimit-çlirimit të kësaj pjese shqiptare, më së paku mund të realizohet me njerëz sikur “ata” që dje i takoi Presidenti i Kosovës si, “ Nexhmedin Saqipi”, i cili është një vegël e hapur e Serbisë, qysh nga Nikoliqi e deri tek Vuçiqi. Dhe jo rastësisht, ky pseudo-personalitet intelektualo-fetar, është dekoruar me medalje nga Nikoliqi.
Presidenti i Kosovës është i vetëdijshëm se Presheva, Bujanoci dhe Medvegja ka shumë personalitete dhe figura të çmuara kombëtare, politike, me të cilët mund të shtyj përpara këtë ide, dhe ndjekja e një rruge të tillë me personalitete që nuk kanë një taban kombëtar e intelektual e vë në dyshim seriozitetin e vetë kësaj ideje.
Shpeshherë pasimi i ideve të mëdha duhet gjetur edhe shtratin e saj politik si duke u përshtatur konikturave ndërkombëtare ashtu edhe atyre kombëtare. Shikuar në këtë aspekt, me të drejt, Shqipëria ka të drejt institucionale për Kosovën Lindore, më shumë se Presidenti i Kosovës , duke u bazuar edhe në Kushtetutën e saj, gjë që po tejkalohet kjo çështje, pasi zëri më autentik i shqiptarëve jashtë Shqipërisë duke tejkaluar Kosovën, është shteti Shqiptar. Shikuar edhe nivelin e nacionalizmit progresiv tek shqiptarët është në një regresion të pa imagjinueshëm, pasi që shtetet e ndryshme me tendenca hegjemoniste në dëm të shqiptarëve, si Rusia-Serbia, Turqia, Greqia dhe disa shtete miniaturale ballkanike siç është Mali i Zi dhe Maqedonia, po arrin të plasojnë edhe ide në dëm të çështjes shqiptare.
Për të realizuar idenë e bashkimit së pari duhet krijuar konikturat ndërkombëtare, si një mekanizëm vendimmarrës. Pastaj shkrepja e një ideje të tillë kur nuk ke asnjë mekanizëm në atë pjesë, gjegjësisht në Kosovë Lindore, për të shtyrë përpara këtë ide është më tepër një dëshirë se sa një realitet. Kur dihet se ajo popullatë po përballet në vazhdimësi me një formë të pastër të gjenocidit në mënyrë shumë perfide nga shteti Serb. Po kjo popullatë nga institucionet e Kosovës nuk kanë qenë në gjendje që dy dekada as një abetare ta dërgoj tek
nxënësit shqiptare atje, e mos të flasim për ndonjë tekst historie e të drejte elementare për të kërkuar për tu zbatuar. Dy iniciativat institucionale të Kosovës, ajo për ndarjen e një shume rreth 150 mijë euro njëra për një park dhe tjetra për renovimin e një shkolle, janë shumë të vonuara dhe simbolike kur dihet se sa mundë të bëjë Shqipëria dhe Kosova në këtë drejtim.
Institucionet e Kosovës si dhe liderët e saj duhet kuptuar këtë silogjizëm se “Liderët e mëdhenj, i bëjnë njerëzit që të ndjehen sikur janë në zemër të idesë së tyre”, e jo, ti ndajnë ata siç po ndodhë në Luginën e Preshevës! Vetëm në këtë formë idetë e mëdha mundë të jetësohen. Pasi që këto ide po krijojnë kundër efekte negative në Luginën e Preshevës, kur dihet shkalla e vetëdijes kombëtare tek partitë politike se sa e ultë është në Luginë të Preshevës, përkundër realitetit historik që popullata e Kosovës Lindore, idenë e “Bashkimit me Kosovën” e ka të kah hershme dhe është një e drejt legjitime që herët a vonë do të realizohet.