Mbrëmë Feronikeli mposhti Trepçën 89 në finalen e Superkupës e cila u luajt në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Derisa nëpër shtete të ndryshme të botës ekziston një lloj-llojshmëri se kush me kë duhet të takohet në Superkupën e edicionit të ri, në Kosovë rregulli që përcakton finalen është fituesi i Ligës me finalistin e Superkupës, shkruan Reporteri.net
Pra, në këtë rast, Superkupa e Kosovës do të zhvillohet ndërmjet Feronikelit dhe Trepçës 89.
Kur jemi tek Superkupat, në grupin e “Maniakëve të Futbollit” ku bëjnë pjesë një numër i madh i tifozëve kosovarë, është shtruar një pyetje se kush do ta fitonte një miqësore ndërmjet Feronikelit (kampion i Kosovës) dhe Partizanit (kampion i Shqipërisë).
Në diskutim e sipër, një ide briliante dhe kreative ka rrjedhur në këtë diskutim interesant.
Granit Tërstena, gazetar sportiv nga Kosova, ka dhënë idenë e krijimit të një Superkupe që do të shihte fituesin e Superligës së Kosovës dhe fituesin e Superligës së Shqipërisë në një përballje ndërmjet vete.
Në këtë mënyrë, sipas komentit të gazetarit në fjalë, përveç që Kosova dhe Shqipëria do të zhvillonin një ndeshje interesante pas çdo viti, kështu edhe do të kishin qëndruar të bashkuar.
Ky është komenti i tij i plotë:
Ndërsa sa i përket asaj se a ia vlenë një ide e tillë të bëhet realitet, iu mbetet juve që ta vlerësoni./Reporteri.net/