Foto Ilustruese
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe sot në vend pritet të ketë reshje shiu me intensitet të lartë.
Nga IHM thonë se këto reshje mund të paraqesin potencial për bllokim të sistemeve të kanalizimeve, mbyllje të pusetave, shembje të dheut dhe drunjve e shkarkime rrufesh.
“Situata e përgjithshme hidrometeorologjike në vend akoma nuk është stabile”, thuhet po ashtu në njoftim.