Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka paralajmëruar se ditën e hënë mund të ketë vërshime të shpejta në disa zona për shkak të reshjeve që kanë filluar të dielën dhe pritet të ketë rritje të tyre gjatë të hënës.
“Situatë më e ngarkuar parashihet të jetë në pjesën perëndimore të vendit, kryesisht në sistemet e lumenjve, Klina, Lumi Istogut, Drini Bardhë (rrjedha e sipërme), Bistrica e Pejës, Deçanit, Ereniku, dhe në lindje, pellgu Morava e Binçës”, thuhet në njoftim.
Sipas IHMK-së ka paralajmëruar se si pasojë e reshjeve mund të ketë edhe rrëshqitje dhe shembje të tokës.
“Nga këto prognoza fillimisht meteorologjike me reshje e pastaj hidrologjike me mundësi vërshime në interval afatshkurtër nga shiu plus shkrirja e borës nga zonat e larta malore (derisa bora e re të fillojë të bjerë), problemet lokale janë të mundshme sidomos rrëshqitje dhe shembje të tokës”, thuhet në njoftim.