Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se deri në ora 11:00 janë testuar 257 persona për COVID-19, jashtë në oborrin e këtij institucioni ku janë të vendosura tendat.
“Ekipi fenomenal i IKSHPK! Pritja mesatare 1 minutë e 7 sekonda! Lakmi ekipet botërore!”
“Boll ma sehirxhinjve!”, shkruhet në postimin e publikuar në rrjetin social Facebook nga IKSHPK.