Në Kosovë ditëve të fundit është shtuar numri i të prekurve me Covid-19, ku 2,259 raste janë aktive.
Që nga data 13 mars kur janë shfaqur rastet e para me këtë virus dhe deri dje në vend janë shfaqur 4.512 raste pozitive.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës vazhdimisht ka bërë thirrje që të respektohen masat e rekomanduara nga ata për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
IKSHPK edhe sot po ashtu me anë të një postimi në rrjetin social Facebook bën thirrje që të barten maskat.