Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë me disa këshilla për mbrojtjen nga nxehtësia dhe temperaturat e larta.
Fillimisht, IKSHPK ka bërë thirrje që të qëndrohet larg të nxehtit.
Këshillat si vijon:
➡️Shmangni daljet jashtë dhe aktivitetet e rënda gjatë kohës më të nxehtë të ditës.
➡️Qëndroni në hije. Mos harroni se temperaturat e perceptuara në diell mund të jenë 10–15 ˚C më të larta.
➡️Kaloni 2–3 orë gjatë ditës në një vend të freskët.
➡️Jini të vetëdijshëm për rreziqet dhe qëndroni të informuar për paralajmërimet zyrtare mbi temperaturat e larta.
Mbajeni shtëpinë tuaj të freskët
➡️Përdorni ajrin e natës për të ftohur shtëpinë duke hapur dritaret në mbrëmje, kur temperatura e jashtme është më e ulët.
➡️Gjatë ditës, kur temperaturat janë më të larta jashtë, mbyllni dritaret dhe mbulojini me perde apo materiale që pengojnë rrezet e diellit.
➡️Fikni sa më shumë pajisje elektrike.
➡️Përdorni ventilatorë elektrikë vetëm kur temperatura është nën 40 ˚C.
➡️Nëse përdorni kondicioner, vendosni termostatin në 27 ˚C dhe ndizni një ventilator – kjo e bën ambientin të ndjehet deri në 4 ˚C më i freskët dhe mund të kursejë deri në 70% në faturën e energjisë për ftohje.
➡️Mos harroni se në hije jashtë mund të jetë më freskët se brenda.
Mbajeni trupin të freskët dhe të hidratuar
➡️Vishuni me rroba të lehta, të lirshme dhe nga pambuku.
➡️Bëni dush ose banjë të freskët.
➡️Lagni lëkurën me një leckë të lagur, spërkatje ose veshje të lagura.
➡️Pini ujë rregullisht – të paktën 1 gotë në orë dhe 2–3 litra në ditë.
➡️Kontaktoni rregullisht me personat e pambrojtur – veçanërisht me të moshuarit mbi 65 vjeç dhe personat me sëmundje kronike, aftësi të kufizuara ose që jetojnë vetëm.
Mbroni foshnjat dhe fëmijët
➡️Mos i lini kurrë fëmijët apo kafshët në automjete të parkuara – temperatura rritet shpejt në mënyrë të rrezikshme.
➡️Shmangni ekspozimin direkt në diell nga ora 10:00 deri në 17:00 – qëndroni në hije ose brenda.
➡️Hija mund të ulë ndjesinë e nxehtësisë për më shumë se 10 ˚C.
➡️Mos mbuloni kurrë karrocën e fëmijës me pëlhurë të thatë – kjo rrit temperaturën brenda saj. Përdorni një pëlhurë të lagur, të hollë, dhe freskojeni herë pas here.
➡️Vishni fëmijët me rroba të lehta e të lirshme që mbulojnë lëkurën, përdorni kapele me buzë të gjera, syze dielli dhe krem mbrojtës kundër rrezeve UV.