Kosovës dje i janë shtuar 963 raste të reja me COVID-19. Përveç rasteve të reja, janë regjistruar edhe 13 raste të vdekjes nga kjo sëmundje. Pas këtyre shifrave, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka dal me një apel për qytetarët, raporton Express.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, IKSHP’ja ka thënë se pakujdesia na dërgon shumë shpejt në mbingarkesë të institucioneve shëndetësore dhe shtimin e rasteve fatale.
“Pakujdesi na dërgon shumë shpejt në mbingarkesën e Institucioneve shëndetësore dhe shtimin e rasteve fatale. Asnjë vend në botë nuk ka kapacitete të mjaftueshme njerëzore dhe infrastrukturë spitalore të përballojë shtimin e rasteve për shkak të pa përgjegjësisë në mos zbatimin e rekomandimeve tashmë të vetme në mbarë botën: MASKA, DISTANCA, HIGJIENA!”, thuhet në postim.
Instituti ka apeluar te qytetarët, institucionet publike e private, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.