Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare, me metodën RT-PCR, janë duke u testuar rreth 400 mostra të marra në SHSKUK-ja dhe nga gjurmimi i rasteve në terren.
Rezultatet e këtyre mostrave do të publikohen gjatë ditës së nesërme.
Ditën e djeshme ndërkaq janë testuar 424 mostra, prej të cilave 187 raste kanë rezultuar pozitive, janë shëruar 103 pacientë.