Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u ka bërë sot thirrje të gjithë qytetarëve në vendin tonë që të shmangin përdorimin e mjeteve piroteknike gjatë festave të fundvitit.
Në një postim në Facebook, IKSHPK thotë se statistikat flasin për shumë persona të lënduar rëndë e lehtë në çdo festë nga hedhja e mjeteve piroteknike kudo në vende publike.
Qytetarë të nderuar!
Mos luani me mjete piroteknike!
Statistikat flasin pēr shumē persona të lënduar rëndë e lehtë nē çdo festë nga hudhja e mjeteve piroteknike kudo nē vende publike!
Lëndimet nuk riparohen!
Ju lutemi! Festoni qetë e me kujdes!
Ruani shëndetin tuaj dhe të tjerëve!