Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar që para tre jave kishte ikur nga stacioni policor në Suharekë.
I dyshuari Xh. G. 51-vjeçar ishte kapur pasi që policia kishin marr informatë për lokacionin se ku gjendej, raporton teve1.info
Me 20 tetor të këtij viti, pasi që policia në Suharekë e kishte ndaluar në bazë të urdhërit të gjykatës, i njejti ishte shoqëruar për në stacion policor.
Por, kur i dyshuari kishte kuptuar se do të dërgohet në paraburgim, në një moment e kishte shfrytëzuar rastin dhe kishte ikur nga stacioni policor.
“Policia janë vënë në kërkim të tij , ndërsa sot me datë 13.11.2022 është gjet dhe është arrestuar, është intervistuar për dyshimin se ka kryer V. P të paraparë si në Neni 397 Arratisja e personit të privuar nga liria të KPK-së (Kodi. Nr. 06/L-074), dhe se pas intervistimit i pandehuri në fjalë është shoqëruar në Qendrën e Paraburgimit në Prizren” – thuhet në komunikatën e Policisë.