Ilir Daja e nis prononcimin pas ndeshjes së madhe me Bate Borisovin, duke ia dedikuar suksesin të dëmtuarit Lindon Emërllahu, tashmë i operuar e që do të mungojë për një kohë të gjatë.
“Kjo ftore i shkon Lindon Emërllahut, sepse dje është operuar, është pika jonë e fortë. Fitorja shkon për tifozët e Suharekës, të Kosovës.
Në pjesën e parë kemi pasur tri katër raste me portierin dhe kemi marrë një gol, futbolli i ka këto, nga një ekip që ka më tepër përvojë se ne, ka lojtarë shumë të mirë.
Nëse e shtrijmë përgjatë 90-minutëshit, e kemi dominuar, me lojë gola dhe raste. Duhet të kishim shënuar më shumë gola. Gjithsesi, rezultati 4-1 përballë një kundërshtari me përvojë, me të gjithë këto element, është fitore e madhe. Futbollistët e meritojnë një bravo të madhe për të që kanë bërë, një skuadër e një qyteti të vogël, por me zemër të madhe.