Ballkani fitoi me dramë ndaj Dritës 3-2.Autogoli i Ilir Blakçorit dhe goli i Nazmi Gripshit i dhanë epërsinë solide skuadrës së Ilir Dajës, shkruan GazetaBlic Sport
Drita shënoi me anë të Kryeziut në minutën e 78’të të takimit,kurse krejt në fund në minutën e 89’të Ardit Tahiri realizon me kokë pas asistimit të Përparim Islamit.
Krejt në fund kur u mendua se derbi po përfundon me barazim, Ermal Krasniqi mendoi ndryshe duke shënuar në minutën 90+5 të ndeshjes për t’i ndalur 3 pikë në shtëpi.
Pas ndeshjes për “Art Sport” ka folur, trajneri i Ballkanit, Ilir Daja.
“Jemi më të qetë pas kësaj fitore, kemi një ecuri fantastike, loja që po bëjmë na jep një qetësi për vazhdim, ende nuk ka mbaruar matematikisht, por 99% çështja është mbyllur.
Sinqerisht që është një kënaqësi e madhe, drejtoj një grup që është cilësor, meritë kanë të gjithë ata që kanë punuar me klubin në 2 – 3 vitet e fundit, i uroj këtë sukses të gjithë qytetit”, deklaroi Ilir Daja.