FC Drita ka njoftuar se futbollisti Ilir Mustafa i është nënshtruar me sukses operimit pas dëmtimit të ligamentit ACL, i cili iu përsërit nga një lëndim i mëhershëm.
Sipas klubit, lojtari tani do të marrë kohën e nevojshme për rikuperim, ndërsa nga Drita i kanë uruar rikthim sa më të shpejtë në fushë.
Komunikata e plotë:
Ju njoftojmë se lojtari ynë, Ilir Mustafa, e ka kryer me sukses operimin dhe tani do të marrë kohën e nevojshme për rikuperim.
Iliri ishte i pafat me dëmtimin, pasi i është përsëritur lëndimi i vjetër dhe ka këputur ligamentin ACL, të cilin e kishte operuar para më shumë se një viti.
Ilirit i dëshirojmë rikthim të shpejtë në fushë. Forca Ilir! 💪

