Lojtari i FC Dritës, Ilir Mustafa, sot i është nënshtruar me sukses operimit në gju, pas një lëndimi të rëndë të pësuar në ndeshjen kundër FC Malisheva.
Sipas raportit mjekësor, operacioni ka rezultuar i suksesshëm, dhe Iliri pritet të lirohet nga spitali nesër.
Koha e rehabilitimit pritet të jetë e gjatë, por e rëndësishme është që faza e rikuperimit të shkojë mirë dhe Iliri të rikthehet edhe më i fortë në fushë.
Komunikata e plotë:
Ilir Mustafa kryen operimin
Sot i është nënshtruar operimit të gjurit lojtari ynë Ilir Mustafa dhe sipas raportit mjekësor operacioni ka qenë shumë i suksesshëm.
Mustafa kishte pësuar lëndim të rëndë në gjurin e djatht në ndeshjen me FC Malisheva duke këputur ACL ligamentin dhe dëmtimin e miniskut.
Iliri pritet që nesër të lirohet nga spitali dhe koha e rehabilitimit do të jetë relativishtë e gjatë por që rëndesi ka që gjithqka të shkojë mirë gjatë fazës së rehabilitimit.
Të presim të kthehesh edhe më i fortë Ilir🤍