Drita do jetë mjaftë e angazhuar në merkaton verore, duke bërë mjaftë ndryshime.
Futbollisti i parë i cili do i bashkohet bardhekaltërve në verë, është Ilir Mustafa.
Mustafa është mesfushor qendror dhe ka qenë njëri nga figurat kyçe té Malishevës këtë edicion, duke startuar në 28-të takime.
27 vjeçari kishte oferta nga thuajse të gjitha klubet e Superligës, por në fund Drita arriti të siguronte shërbimet e tij.