Në një botë që shpesh harron të vlerësojë ata që punojnë për mirëqenien e kombit, pata privilegjin të takohem me një njeri që ka dhënë shumë për të ardhmen e Kosovës.
Dr. Naser Fetahi, një emër i njohur i mërgatës, i cili që nga viti 1994 ka punuar dhe vepruar në Gjenevë, por zemra e tij ka mbetur gjithmonë e lidhur me Gjilanin dhe me atdhenë.
Andaj, të nderuar bashkatdhetarë,
Të investosh në vendin tënd nuk është vetëm një veprim ekonomik, por një akt dashurie, një akt besimi dhe një akt përgjegjësie.
Ju jeni shembull i gjallë se atdheu nuk është vetëm vendlindja, por një thirrje që jeton brenda nesh, ku do që të jemi.
Ju keni sjellë jo vetëm kapitalin tuaj, por edhe përvojën, vizionin dhe energjinë tuaj pozitive. Keni hapur dyer të reja për zhvillim, keni krijuar vende pune, dhe keni dhënë mesazhin më të fuqishëm – se Kosova ka potencial, ka vlerë, dhe mbi të gjitha, ka njerëz që besojnë në të ardhmen e tyre.
Mirënjohja jonë është e sinqertë dhe e përhershme. Kontributi juaj nuk do të harrohet, por do të kujtohet si një dëshmi se atdheu ndërtohet bashkë – me dashuri, me përkushtim dhe me besim të palëkundur.
Në emër të të gjithëve mërgatë e dashur, faleminderit që besuat, vepruat dhe nuk na harruat, por me e rëndësishmja që GUXUAT të mbani gjallë shpresen për atdhe!