Pikërisht këtu në “Dardani”, në këtë shkollë e në këtë sallë, ku atëbotë, i ati Abdullah Tahiri, tani Hero, kishte lëshuar kushtrimin për bashkim rreth UÇK-së, mbrëmë i biri Ilir Tahiri, kandidat për deputet bëri thirrjen tjetër, në paqe: për bashkim rreth PDK-së, rreth programit të saj, për Hashim Thaçin e Kadri Veselin.
Shkrimi i plotë:
Edhe Ilir A. Tahiri thirri…!
Pikërisht aty, në të njejtin ambent të Shkollës Fillore “Selami Hallaçi”, ku atëbotë i ati Abdullah Tahiri, tani Hero, lëshoi kushtrimin për bashkim rreth UÇK-së, sot, natyrshëm me emocione, edhe i biri – Ilir Tahiri, në rrugën e tij për deputet në Kuvendin e Kosovës, bëri thirrje për bashkim rreth Partisë Demokratike të Kosovës. Për fitoren e saj, për fitoren e Shtetit të Kosovës, për fitoren mbi padrejtësinë ndaj liderëve tanë: Hashim Thaçi e Kadri Veseli!