Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numër 104, Ilir Tahiri, thekson rëndësinë e mësuesve në zhvillimin dhe ndërtimin e Kosovës.
Ai e kujton periudhën kur PDK-ja ka kontribuar në hapjen e shkollave dhe rritjen e pagave për mësimdhënës, duke e quajtur këtë shtyllë të shoqërisë.
Megjithatë, ai shpreh shqetësimin për gjendjen e shkollave që po mbyllen dhe degradohen, duke kërkuar kushte më të mira dhe paga më të larta për ata që formojnë brezat e ardhshëm.
Statusi i plotë:
Kur Kosova u bë me universitete, u mësuam të luftojmë, të bëjmë politikë, të çlirohemi, ta ndërtojmë dhe ta zhvillojmë vendin tonë.
Mësuesit janë ata që na kanë mësuar dhe edukuar për ta dashur, zhvilluar dhe ndërtuar Kosovën.
Në kohën kur me Kosovën ka qeverisur PDK-ja, janë hapur dhe ndërtuar shumë shkolla, janë rritur edhe pagat e mësimdhënësve. Në vitet e fundit, për fat të keq, ato po mbyllen ose po degradohen.
Shkoni në Livoç dhe Bresalc dhe shikoni gjendjen e shkollave në këto dy fshatra.
Mësimdhënësit janë ajka e shoqërisë sonë. Ata meritojnë shumë më tepër – paga të mira dhe kushte të mira për punë.
Me Bedri Hamzën, mësimdhënësit do të kenë më mirë!
#IlirTahiri104