Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numër 103, Ilir Tahiri, ka shprehur mirënjohjen e tij për pritjen e ngrohtë nga banorët e Pozhoranit.
Ai falënderoi Degën e PDK-së në Viti, kryetarin Bekim Azizi dhe mbështetësit për përkrahjen e vazhdueshme gjatë fushatës.
Tahiri theksoi lidhjen e tij të veçantë me Pozhoranin, duke kujtuar mikpritjen e banorëve gjatë luftës. Me frymën pozitive të fushatës, ai u shpreh i bindur se PDK-ja do të rikthehet në krye të Kosovës dhe Vitisë.
Statusi i plotë:
Faleminderit banorëve të Pozhoranit për mikpritjen e ngrohtë!
Derisa po i afrohemi fundit të fushatës, dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për Degën e PDK-së në Viti, kryetarin Bekim Azizi dhe kryesinë e kësaj dege për mbështetjen dhe përkrahjen e tyre gjatë gjithë kësaj periudhe. Gjithashtu, e vlerësoj shumë bashkëpunimin me kandidatët nga kjo komunë dhe përkrahjen e tyre ndaj meje, si dhe për të gjithë miqtë e shokët në Viti që më kanë mbështetur vazhdimisht gjatë kësaj fushate.🥰🥰
Frymën pozitive që kemi ushqyer gjatë kësaj periudhe uroj dhe besoj se do ta vazhdojmë gjithmonë, sepse vetëm kështu e sjellim Partinë Demokratike aty ku e ka vendin – në krye të Kosovës dhe në krye të Vitisë.
E shkruajta këtë postim sonte, pas tubimit në Pozhoran, me një ndjenjë të veçantë mirënjohjeje. Mua dhe Malishevën na lidh me Pozhoranin jo vetëm fushata, por edhe historia jonë e përbashkët gjatë luftës. Kujtimi i ngrohtësisë dhe zemërgjerësisë së banorëve të Pozhoranit, të cilët na mbajtën në shtëpitë e tyre për dhjetë ditë, mbetet i paharruar. 🙏🙏
Faleminderit me përulësi të gjithëve!😍