FC Drita ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për shërbimet e sulmuesit të krahut Iljasa Zulfiu, 26 vjeç, nga Lugina e Preshevës.
Zulfiu sjell me vete përvojën dhe aftësitë e tij në sulm, duke premtuar një kontribut të rëndësishëm për skuadrën.
Njoftimi i plotë:
Iljasa Zulfiu është lojtari ynë
Klubi jonë FC DRITA ju njofton që ka arritur marrëveshje për shërbimet e sulmuesit të krahut Iljasa Zulfiu 26 vjeq i cili është nga Lugina e Preshevës.
Zulfiu vjen nga kampionati i Kazakistanit ku ishte pjesë e ekipit të Zhenis Astana.
Zulfiu para se të transferohej në Zhenis Astana ishte pjesë e Superligës së Kosovës me ekipe si Dukagjini, Malisheva dhe Flamurtari gjithashtu ishte edhe pjesë e ekipit të Laçit në superioren shqiptare.
Iljasai ka nënshkruar kontratë tre vjeqare dhe do të jetë pjesë e klubit deri 2027.
Mirë se vjen Iljasa, djali i Luginës🤍