Imami Kosovar, Labinot Maliqi ka thënë se disa hoxhallarë që e kanë bërë leximin e Kuranit biznes nëpër lokale e banesat e tyre, po i japin imazh të keq besimit.
Maliqi tha se dikush duhet të merret seriozisht me këta njerëz, shkruan Jepi zë.
Ai ka ftuar organet e rendit që sa më parë të marrin masa ndaj tyre.
Postimi i plotë:
Disa “hoxhallarë” dhe disa hoxhallarë në Kosovë që e kanë bërë biznes rukjen (leximin e Kuranit) dhe hixhamen (pa asnjë ditë shkollë në mjekësi, apo pa ndonjë çertifikim profesional në këtë lëmi), disa nëpër lokale e disa nëpër banesa e shtëpi të tyre, janë duke i dhënë imazh shumë të keq besimit tonë me sjelljet dhe veprimtaritë e tyre. Me të vërtetë dikush duhet të merret seriozisht me këta njerëz, të cilët për interesa materiale i keqpërdorin fjalët e Zotit dhe brengat e njerëzve.
I ftoj organet e rendit që sa më parë të marrin masa ndaj tyre!