Gjatë ditës së sotme, pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të UP-së, me 8 vota për dhe 1 abstenim, u shkarkua rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti.
Ky vendim, nxiti reagime të shumta në opinion.
Ndërsa, analisti Imer Mushkolaj e kritikoi ashpër këtë shkarkim, duke e cilësuar atë si të gërrditshëm, përcjell “Veriu.info”.
“Rektori shkarkohet pa kurrfarë arsye. Me ndihmën e hajnave, Qeveria Kurti po e kap UP’në. Gërditshëm”, shkroi Mushkolaj në Facebook.