Deputeti Imet Rrahmani, ka shprehur interesim se si kompensohen pjesëtaret e Policisë së Kosovës nëse angazhohen në punë shtesë dhe punë jashtë vikendeve.
Këtë pyetje Rrahmani ia drejtoi ministrit të Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi.
“Si kompensohen punëtorët pjesëtarë të Policisë së Kosovës nëse angazhohen për punë shtesë dhe punën shtesë gjatë vikendeve. A kompensohen korrekt dhe sipas ligjit”, tha ai.
Ministri Bejtush Gashi, tha se çështja e kompensimit të pjesëtareve të PK-s gjatë ditëve të festave është e rregulluar me udhëzim administrativ.
“Kompensimi bëhet në dite të lira apo me pagë shtesë në përqindje të mëditjes. 20 për qind kujdestari, 30 për qind për punën gjatë natës, 30 për qind normë për punë jashtë orarit, 50 për qind në orë për punë gjatë ditëve të festave dhe 50 për punë gjatë fundjavës”, tha Gashi.
Sipas tij janë ndarë mjete të konsiderueshme për të kompensuar orët shtesë.
“Varësisht nga fondi bëhet kompensimi material në mungesë të mjeteve bëhet me ditë pushimi”, shtoi Gashi.
Deputeti Imet Rrahmani, tha se kompensimi duhet të bëhet në vazhdimësi dhe mos të ketë ndërprerje.
Por, kundërpërgjigjja e ministrit ishte se kur nuk ka mjete duhet gjetur mënyra alternative për ta realizu një obligim ligjor