Të dashur miq,
Aktivitetet e njëpasnjëshme të kryesisë dhe forumit rinor të nëndegës së LDK-së nga lagjja e VIII-të nuk kanë të ndalur. Aktivitetin e rradhës e kemi realizuar bashkërisht në parkun e vjetër të qytetit,i cili ështe pjese e lagjes sone,të cilit ia rikthyem shkëlqimin, dinjitetin dhe rehabilitimin e merituar.
Kemi bërë pastrimin e hapësirës publike rreth tij. Ky park është në funksion të lagjës, dhe të gjithë fëmijëve të qytetit.
Trajtimi dhe vëmendja e plotë ndaj parqeve, hapësirave publike, pastërtisë publike, dhe përmirësimit arkitekturor në përgjithësi, do të jetë prioritet dhe garanci në qeverisjen e ardhshme për fëmijët dhe familjet tona. Bashkë do të vazhdojmë ta jetësojmë e projektojmë Gjilanin.
#LDK160
#ImranHaziri8
#fushatemesolidaritet