Të dashur miq,
Në vazhdën e aktiviteteve të njëpasnjëshme, bashkë me kryesinë e nëndegës dhe anëtarët e Forumit Rinor të LDK-së nga lagjja e VIII-të, në hapësirën e Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike, kemi bërë vendosjen e ulëseve për nevojat e përgjithshme të vetë qytetarëve e pacientëve, si dhe për vetë stafin mjekësor.
Në kuadër të këtij aktiviteti, kemi bërë edhe shenjëzimin e vijave për parkimin e veturave, vija të cilat e krijojnë një rregull e rend për parkim si dhe krijimin e mundësisë më të madhe për ndalesa për veturat e pacientëve të cilët i frekuentojnë këto hapësira. Do të angazhohemi fuqishëm në përkushtimin ndaj ambientit dhe hapësirave publike, të cilat janë domodoshmëri për krijimin e mundësive më të mëdha për qytetarët!
#lutfihaziri160
#imranhaziri8