Të dashur miq ,
Kam nderin që në prag të përmbylljes së këtij viti të ju uroj Vitin e Ri 2023. Uroj që festën e ndërrimit të motmoteve t’a kremtoni në harmoni me familjarët e juaj. Urim i veçantë edhe për bashkatdhetarët tanë që i japin edhe më shumë bukuri kësaj feste.
Uroj që viti 2023 të jetë një vit i mbarë për ju dhe familjet e juaja, të jetë një vit me plotë dashuri, shëndet, sinqeritet për të gjithë!