Kundërreagim ndaj qeverisjes lokale në largim të Vitisë.
Postimi kinse nga drejtoria komunale për bujqësi, në fakt është nga vetë kryetari në largim z.Haliti, tenton të ikë përgjegjësisë nga mashtrimi i muajit shkurt që e kanë bërë dhe ikë mesazhit të vërtetë, pra reagim për një tentim mashtrimi tjetër finokë.
? Para se të përshkruaj kundërreagimin, dua që për fermerët të ndaj pak lajme të mira.
– Thirrja për subvencione nënshkruhet së shpejti.
– Pagesat e dëmeve të pjesës së dytë të 2020 janë kryer, tani do të fillojmë me 2021.
– dhe “Hetimet vazhdojnë…” (sigurisht tani ka kuptim tjetër kjo frazë)
? Nuk e kuptoj këtë shqetësim të z.Haliti, për vizitën time në fshatin Skifteraj të Komunës së Vitisë, sepse çdo javë takoj fermerë në dy apo tri komuna.
Prandaj, kuptoni që nuk ka më “pashallëqe” me tendera, siç ka qenë më herët “ne në nivel lokal e ju në qendër ”, nëpër komuna sikurse në Viti.
Repulika e Kosovës është një dhe do të forcohet tutje me punë të drejtë e të ndershme. Tani, ka një qeveri tjetër ndryshe, transparente, dhe së shpejti edhe komunat do ta kenë fatin të fillojnë ndryshimet. Pra edhe Vitia.
Është e pakuptueshme dhe papranueshme që frustrimin dhe inatet e tyre, pasi ju kan shpenzuar gënjeshtrat e ngushtuar rrethi, për shkak të arrestimeve dhe hetimeve të shumta “rreth e rrotull zyrës brilinate” të kryetarit, t’i shprehin duke u fshehur mbrapa faqes zyrtare të Komunës.
Eshtë koha e përgatitjës së silazhit, vendosa në ditë vikendi të vizitoj femerët. Praktikë që e bëj nga pranimi i detyrës si zëvendësministër.
Qeverisja jonë e re, çdo ditë, e nesër ajo komunale, aq sa është e nevojshme do të jetë pranë qytetarëve, përkatësisht fermerëve në teren.
Por ju;
1. Tegoni si arrihet një marrëveshje e mirëkuptimit për bashkëfinancim të projektit pa i zotuar mjetet?
a. marrëveshje e nënshkruar 2 ditë para ditës së votimit, zgjedhjeve të 14 shkurtit ose humbjes nga 60 %. (Keni shfrytëzuar pushtetin për poena politik e në dëm të buxhetit?)
b. Gjithashtu keni zgjedhur fshatin Skifteraj për “ndërtimin dhe rehabilitimin” e sistemit të ujitjes vetëm që të tentoni ta dëmtoni atëherë kandidaten, tani deputeten znj. Mirlinda Tishukaj-Sadiku. (Andaj, Vitiasit i kanë kuptuar këto gjëra dhe dinë të vlerësojnë dhe ditën me 60 % të përkrahin.)
Në popull thonë se “punët që kanë nijetin e keq nuk shkojnë gjatë dhe i ndalet hovi në gjysmë”.
2. Është parim, që aty ku potencialisht ka keqpërdorime dhe në qeverisjen tënde u dëshmua keqpërdorimi, bashkëpunimi duhet zvogëluar sepse ulim mundësinë e keqpërdorimit. Prandaj, vazhdimin tuaj e shoh me rrezik të madh vazhdimi i keqpërdorimit dhe keqmenaxhimit.
3. Ne gradualisht do të shtojmë përkrahjen për fermerët, ndër tjera edhe te mekanizmi bujqësor, por duke u siguruar që nuk ka zyrtar që keqpërdorin subvencionet dhe grantet dedikuar bujqësisë.
4. Pse nuk u shpërndanë makinat spërkatëse që shpallët? Sepse aplikuan qindra fermerë për pak spërkatëse dhe ju humbisni vota më shumë se mund të blenit? Qytetarët, fermerët Vitias dhe të Kosovës kanë vlerë shumë më shumë sepse kanë dinjitet. Pra, përmes kësaj forme keqpërdorni edhe organizata të ndryshme ose bashkëpunoni për qëllime zgjedhore.
5. Me një kryetar që mirëmenaxhon do të jemi shumë të kënaqur të bashëpunojmë.
Prandaj, analizo rrugën që keni ndjekur, dhe se unë, nuk i jap llogari zyrtarëve që kanë nëpërkëmbë pozitat e tyre dhe jo vetëm.
Gjithashtu ju bëj thirrje që inatet, mllefet të mos keqpërdorin faqen zyrtare të komunës dhe shëndrroni në emra privat faqet e facebook sikurse bëtë në zgjedhjet e fundit dhe as mos përdorni personat me nevojë përmes buxhetit dhe asesi tentim degradimi të figurave tjera konkuruese.
Mbetshi me shëndet!