Disa qindra besimtarë katolikë, të shtunën mbrëma, festuan Pashkët në Kosovë duke marrë pjesë në ceremoninë kryesore të mbajtur në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, nën drejtimin e Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergjit.
Ai madje, me rastin muajit të Ramazanit, i uroi edhe besimtarët që janë konvertuar në Islam, duke u uruar agjërim të lehtë.
“Dëshiroj të shpreh urimin tonë për të gjithë ata që agjërojnë dhe u uroj vëllezërve tanë që janë konvertuar në islam gjatë kohës, të kenë një agjërim të lehtë”.