Me qëllim që nxënësit e komunës sonë të jenë sa më afër me tregun e punës sa i përket përdorimit të teknologjive të reja, si dhe t’i japin jetë ideve të tyre inovative përmes materializimit e prototipizimit, kemi krijuar edhe një “Maker Space” në shkollën “Selami Hallaqi”, për të vazhduar edhe me shkollat e tjera të Gjilanit.
Ky laborator tashmë përmban teknologji të vendeve evropiane, si: printera 3D, set formimi
dhe dizajnimi të drurit, teh sharre dhe lëmues e pajisje të tjera CNC, laboratorike dhe shkollore.
Falënderues për bashkëpunimin nga miqtë tanë nga Bursa e Turqisë – “Ermetal Otomotiv Ve Esya Sanayi Ticaret Anonim Sirketi”!
Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit
Inaugurimi i Maker Space në SHFMU “Selami Hallaqi”
Ndani këtë artikull