Ataku i zemrës, si një prej sëmundjeve më të shpeshta në botë, po shpeshtohet edhë në Kosovë, thotë specialist i Kardiologjisë në Emergjencën e QKUK-së.
“Ataku i zemrës është një prej sëmundjeve më dramatike kardio vaskulare. Është shkaktari kryesor i vdekshmërisë në botë.
Çdo kohë, çdo minutë është e artë për të vepru tek një pacient që ka atak kardiak.
Në emergjencën kardiologjike, atakun kardiak e diagnostifokojmë shumë shpejt, e mjekojmë aty dhe e procedojmë në sallë.
Pacienti zakonisht re-animohet në sallën terminale si pasojë e një komplikimi që e quajmë arrest kardiak”, thotë ai.
Sipas tij, rastet me atak kardiak po shpeshtohen në Kosovë dhe po prekin edhe moshat e reja.
Thotë se pak janë të vetëdijësuar kosovarët rreth kësaj sëmundje.
“Pak (janë të vetëdijësuar kosovarët).
Zakonisht rastet që vijnë janë raste të vonuara.
Shumë pak vijnë raste në ‘kohën e artë’ për të vepru. Zakonisht pacientët tanë, prej momentit të shfaqjes së dhimbjes së gjoksit e vonojnë shumë ardhjen te kardiologu.
Kohën e fundit, infrakti akut, përvec që është shpeshtu si numër, ka ra edhë në moshë domethënë shumë pacient të rinj sot po pësojnë infarct që ka qenë e pazakontë në vitet e kalume”, thotë ai.
Materialin e plotë rreth trajtimit të fundit të kësaj teme, ju mund ta ndiqni në ‘Health Matter’, prodhimin më të ri të Gazetës Nacionale.