Infektologu kosovar, Izet Sadiku, përmes një postimi të bërë në rrjetin social Facebook, ka folur për gjendjen aktuale të pandemisë COVID-19.
Ai ka thënë se rritja e numrit të rasteve ditëve të fundit ka qenë e pritshme, gjë e cila po shihet edhe në Evropë.
Ndërsa ka shtuar se edhe Kosova duhet të analizojë forcimin e masave me qëllim të parandalimit të rritjes së rasteve, që sipas tij mund të jetë e papërballueshme për sistemin spitalor.
Postimi i plotë i infektologut Sadiku:
Në javën e fundit kemi pasur rritje të rasteve me COVID19 e cika ka qenë e pritur sidomos tash kur po shohim rritjen e shpejt të rasteve ne Evropë.
Java e fundit ka treguar që po hym shumë shpejt në një fazë të re dhe shtetet Evropiane kanë filluar aplikimin e masave te reja për të parandaluar dhe mbajtur në kontrollë një valë të re të infeksionit.
Edhe Kosova duhet të analizoj forcimin e masave me qëllim të parandalimit të rritjes së rasteve që mudn te jenë të pa përballueshme për sistemin spitalor.Numri i rasteve në Prishtinë është shume i lartë, diku 40-50% e rasteve të reja , e cila është e kuptushme duke ditur aktivietet në Prishtinë, por duhet edhe mobilizim më i madh sidomos i pushtetit lokal sepse nuk ka asnjë aktivitet më i rëndeshim në ketë fazë se sa parandalimin dhe luftimi iCOVID19.
Rritja e kapacieteve testuse e cila do të vazhdoj të rritet edhe javëve ne vijim,Punësimi i mbi 600 punëtorëve shëndetësor,
Rritja e pajisjeve dhe kapacieteve spitalore
Rritja e numrit të inspektorëve
Janë disa masa që janë nderrmarrë për lufitimin dhe parandalimin e pandemisë të cilat kanë dhanê rezultate.
Tash dueht filluar kontrolli rigoroz i respektimit të masave dhe duhet të filoj aplikimi i masave parciale, aty ku nuk respektohen masst aty merren masat ndëshkuese,
Të analizohen veprimatarit që rrisin rrezikun e infeksionit më shumë te merren ,masa për redukim te tyre.
Të bëhet vaksinimi për gripin sezonal.
Të respektohen masat parandaluese.
#vendosmasken#ruajedistancen# mbajehigjenen