Sot në Kosovë është konfirmuar zyrtarisht rasti i parë me “Ethet e Nilit”.
Për këtë virus ka folur edhe infektologu, Hamdi Ramadani.
Ai në Klan Kosova tha se simptomat janë të përafërta me gripin ose me COVID-19.
“Mbi 80 për qind të rasteve e kalojnë në formë të quajtur të lehtë ose asimptomatike, që në mjekësi kjo njihet si subklinike, dhe vetëm një detektim laboratorik specifik mund ta verifikojë sëmundjen”, tha Ramadani.
Pas konfirmimit të rastit të parë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dhënë detaje.
IKShPK-ja njoftoi se pacienti fillimisht ka qëndruar në Shëngjin e më pas edhe në Ulqin, derisa pas kthimit nga Ulqini i janë shfaqur simptomat.