Pesë vjet pas pandemisë COVID-19, Kina po përballet me një rritje të rasteve të metapneumovirusit njerëzor (HMPV), një virus respirator që shkakton simptoma të ngjashme me gripin.
Infektologu Hamdi Ramadani shpjegon se, ndonëse ky virus është identifikuar për herë të parë në vitet 2000-2001 në Holandë, ai mbetet relativisht i panjohur për sa i përket pasojave që mund të shkaktojë, njofton Klankosova.tv.
“Popullata e ka marrë këtë si një shqetësim me të drejtë, sepse është një virus relativisht i ri”.
Megjithatë, të dhënat nga SHBA dhe autoritetet kineze tregojnë se ky virus nuk ka agresivitetin për të shkaktuar një pandemi të përmasave globale si COVID-19”, tha Ramadani në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.
Ai shtoi se është e rëndësishme që situata të monitorohet në nivel ndërkombëtar dhe evropian për të siguruar një reagim të duhur, ndonëse për momentin nuk ka vend për panik./Klankosova.tv.