Këshilli i Shoqatës Sindikale të Infermierëve të Kosovës, ka dërguar një kërkesë te Avokati i Popullit për shtesat e nënpunësve shëndetsorë.
Sipas tyre kriteret për marrjen e kësaj shtese bien ndesh me vetë Ligjin e Pagave nr. 08/L-196, pasi rregullorja po edhe në Ligj qartazi specifikon se përfitues të kësaj shtese janë të gjithë nënpunësit e sistemit shëndetësor që karrieren kane vendosur t’a përqendrojnë në sektorin publik.
“Ne, Keshilli Inicues i Shoqates Sindikale te Infermiereve te Kosoves me perfaqesues nga nivlete e sistemit shendetesor publik parësor,dytësor dhe tretësor, pas analizës së bërë të nenit 4 paragrafi 1 nënparagrafi 1.4,nenit 30 të Ligjit nr.08/L-196 për pagat në sektorin publik si dhe Rregullores nr.03/2023 për shtesën e nënpunësve të sistemit shëndetësor, jemi të indijuar thellë duke qenë se kriteret për marrjen e kësaj shtese bien ndesh me vetë Ligjin e Pagave nr. 08/L-196, pasi rregullorja po edhe në Ligj qartazi specifikon se përfitues të kësaj shtese janë të gjithë nënpunësit e sistemit shëndetësor që karrieren kane vendosur t’a përqendrojnë në sektorin publik”, thuhet në kërkesën e tyre.
Në kërkesën e tyre thuhet se ata janë të zhgënyjer me veprimet që janë ndërmarrë gjatë hartimit të listës së përfituesve në të cilën nuk janë përfshirë të gjitha kategoritë e tjera të nënpunësve të sistemit shëndetësor.
“Jemi të revoltuar dhe te zhgënjyer me veprimet e ulëta të cilat janë ndërmarr gjatë hartimit të listës së përfituesve në të cilën nuk janë përfshirë të gjitha kategoritë e tjera të nënpunësve të sistemit shëndetësor duke filluar nga infermierët, mamitë, instrumentaret, teknikët e radikogjisë, teknikët e anestezionit, teknikët e stomatologjisë, sterilizantët dhe profilet tjera infermierore në të gjitha nivelet e sistemit shëndetësor. Duke e ditur punën, angazhimin, rolin dhe rëndësinë që komunitetet tona kanë në shëndetin kolektiv, respektimi i Ligjit të Pagave, resoektivisht përfitimii kësaj shtese do të ndikonte sado pak në plotësimin e hendekut të krijuar në raport me pagat aktuale”, thuhet tutje në kërkesë.
Për fund ata kanë kërkuar nga instuticioni i Avokatit të Popullit të reagojë për këtë çështje e cila sipas tyre është diskriminuese.
“Ne si komunitete, por edhe Keshilli Inicues e konsideron si të qëllimshëm gjithë këtë proces dhe me respekt kërkon nga IAP që të reagoj për këtë çështje e cila për ne është diskriminuese, poshtëruese, denigruese dhe zhvlerësuese për profesionin tonë dhe për ne si profesionist shëndetësor”.