Kosovarët po vazhdojnë të përballen me rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore. Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në raportin e fundit ka përmendur krizën e inflacionit.
Në raportin e fundit për “Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK)”, sipas ASK-së inflacioni në Kosovë në janarin e 2023 ka qenë saktësisht 12,1 për qind.
“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0.9% në muajin janar 2023, krahasuar me muajin dhjetor 2022. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: perime (10.4%); energji elektrike (3.1%); duhan (2.6%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (2.2%); pemë (1.9%); shërbime financiare (1.8%); pajisje shtëpiake (1.8%); shërbime rekreative dhe kulturore (1.6%); shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (1.6%); qumësht, djathë dhe vezë (1.5%); pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (1.5%); bukë dhe drithëra (1.2%); prodhime ushqimore (0.8%); blerje e automjeteve (0.8%); shërbime ambulatore (0.6%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (0.2%); kafe, çaj dhe kakao (0.1%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.9 për qind në IHÇK”, thuhet në raportin e ASK-së.
Sipas ASK norma vjetore e inflacionit e matur në muajin janar 2023 me muajin janar 2022 ishte 12.1%.
“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 12.1% në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: vajra dhe yndyra (26.0%); bukë dhe drithëra (21.2%); mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (20.5%); mish (18.9%); sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira (18.9%); prodhime ushqimore (16.5%); mirëmbajtje dhe rregullim i vendbanimit (16.3%); energji elektrike (15.4%); karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal (13.3%); perime (10.8%); vegla dhe pajisje për shtëpi dhe kopsht (10.7%); mirëmbajte dhe riparim i pajisjeve personale të transportit (10.6%); peshk (10.4%); qumësht, djathë dhe vezë (10.4%); pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (9.9%); mbrojtje sociale (9.5%); pije alkoolike (9.4%); kafe, çaj dhe kakao (9.0%); pemë (8.8%); mobile dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (8.8%); gaz (7.7%); gjëra dhe pajisje të tjera rekreative, kopshtet dhe manaret (7.6%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (7.5%); gjëra personale (7.4%); tekstile shtëpiake (7.3%); pajisje shtëpiake (6.4%); blerje e automjeteve (6.2%); veshje (5.7%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 12.1 për qind në IHÇK”, thuhet në raportin e ASK.
Kosova është duke u përballur me rritjen e çmimeve të produkteve tash e një vit. Gjatë vitit 2022, u rrit norma mesatare vjetore e inflacionit 11.6 për qind sipas ASK-së, u ngadalësua ndjeshëm rritja reale ekonomike në 2.7 për qind sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, u rëndua jashtëzakonisht shumë deficiti tregtar i Kosovës sipas ASK-së.