Prishtinë, 18 maj 2020
Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dëshirojnë t’u rikujtojnë qytetarëve se pas marrjes së mostrave të dyshuara për SARS-COV-2, qytetarët të cilët rezultojnë pozitiv në këtë virus, informohen menjëherë nga ekipet e IKSHPK-së, të cilët në të njëjtën kohë vihen në gjurmim edhe të kontakteve të rasteve të tjera në terren, të ndërlidhura me rastet që rezultojnë pozitive.
Ndërkohë, personat të cilët nuk kontaktohen pas publikimit të rezultateve nënkuptohet që janë raste që kanë rezultuar negative në SARS-COV-2, përkatësisht në sëmundjen Covid-19 dhe të njëjtin informohen në një procedurë më të ngadalshme për shkak se ata janë më pak të rrezikuar.
IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve kontakton dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetë-izolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.