Inspektorati Qendror i Punës e ka mbyllur përkohësisht sot një market të “Viva Fresh Family” në Komunën e Vushtrrisë.
Siç merr vesh Reporteri.net, arsyeja e mbylljes janë kushtet e këqija për punëtorët, përfshirë i ftohti në ambientin e punës.
Shiriti i verdhë i është vendosur tashmë objektit nga Inspektorati, ku shkruan “ndalim i punimeve”.
Pamjet: Veriu.info
Reporteri.net ka kontaktuar Inspektoratin Qendror të Punës, por deri në momentin e publikimit të tekstit s’ka marrë përgjigje.
Marketet “Viva Fresh Family” operojnë në kuadër të “Viva Fresh Store”. Ndërkohë, as kompania nuk ka dalë me ndonjë njoftim zyrtar në lidhje me mbylljen e kësaj pike.











