Inspektorati Komunal e ka mbyllur marketin “Viva Fresh Store” në Kamenicë.
Kjo pasi nuk kanë pasur leje të ushtrimit të veprimtarisë, ka bërë të ditur kryetari i komunës, Kadri Rahimaj.
Ai tha se do të ketë zero tolerancë për shkeljet e ligjit.
Postimi i plotë:
Ligji mbi të gjitha ⚖️
Në mungesë të lejes për ushtrimin e veprimtarisë Inspektorati Komunal e ka ndaluar ushtrimin e veprimtarisë së biznesit “Viva Fresh Store” në Roganë.
Ne mirëpresim çdo investim në Komunën tonë dhe njëkohësisht do ta ofrojmë bashkëpunimin tonë maksimal në rritjen e punësimit dhe mirëqenies së qytetarëve.
Mirëpo për shkeljet e ligjit, zero tolerancë.