Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në kandër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, ka bërë të ditur se sipas të dhënave të Doganës, çmimi mesatar i importit për benzinën më 7 mars 2026 ishte 1.14 euro për litër, ndërsa në tregun vendor ajo po shitet nga 1.27 deri në 1.32 euro për litër. Ndërkaq, nafta (dizeli) është importuar mesatarisht me 1.40 euro për litër, ndërsa në pikat e shitjes me pakicë çmimi i saj varion nga 1.39 deri në 1.55 euro për litër.
“Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga evidencat e Doganës, çmimi mesatar i importit për derivatet e naftës gjatë ditës së shtunë (datë: 07.03.2026), ka qenë si në vijim:Naftë (Dizel): 1.40 €/litër;Benzinë: 1.14 €/litër; Ndërkohë, bazuar në monitorimin e realizuar në tregun vendor nga dita e shtunë e deri më tani, çmimet e ekspozuara për konsumatorët në pikat e shitjes me pakicë rezultojnë si më poshtë: Naftë (Dizel): nga 1.39 €/litër deri në 1.55 €/litër; Benzinë: nga 1.27 €/litër deri në 1.32 €/litër”, thuhet në komunikatë.
Bazuar në vendimin e datës 04.03.2026 për rregullimin e përkohshëm të çmimeve dhe caktimit të masave të tjera mbrojtëse nga ministria është vendosur marzha tregtare maksimale e lejuar si vijon: – dy (2) eurocentë për litër të produktit të shitur me shumicë, dhe – dymbëdhjetë (12) eurocentë për litër të produktit të shitur me pakicë.

