Pas aksioneve të shumta për lirimin e hapësirave publike e ndëshkimit të bizneseve për shkak të mos përputhjes së çmimit raft-arkë,
Drejtoria për Inspekcion në Gjilan ka identifikuar një qytetar duke hedhur mbeturina në hapësirë publike.
Drejtoresha për Inspekcion, Entela Hyseni, ka thënë se aksioni është realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ku inspektorët e ambientit kanë ndëshkuar qytetarin i cili ka hedhur mbeturinat aty.
Ajo paralajmëroi se do të ndërmerren masa ndëshkuese ndaj të gjithë personave të pandërgjegjshëm në rastet si ky.
“Inspektimet do të jenë të vazhdueshme në bashkepunim me policinë e Kosoves, në mënyrë që të identifikojmë secilin qytetar të pandergjegjshëm dhe të merren masa ndëshkuese në përputhje me ligjet në fuqi”, është shprehur drejtoresha e Inspekcionit në Gjilan, Entela Hyseni.