Kuvendi i Kosovës dështoi sërish të konstituohet edhe në përpjekjen e 25-të. Kjo ndodhi sepse nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme për të formuar Komisionin që do të organizojë votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Nga 104 deputetë që ishin prezent në sallë, vetëm 53 votuan pro, një votë ishte kundër dhe nuk pati asnjë abstenim.
Seanca e radhës do të mbahet me datën 5 qeshor nga ora 11:00./Gazeta10