Sektori i Hidrologjisë i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës ka njoftuar për mundësinë e vërshimeve për shkak të reshjeve të mëdha që do përfshijnë vendin në ditët në vijim, shkruan Indeksonline.
Në njoftim thuhet se mund të paraqiten vërshime të shpejta nga disa lumenj, ndërsa mund të përmbyten edhe disa fusha nga uji.
Në njoftim ndër të tjera thuhet se:
Reshjet e shiut të filluara nga data 05.11.2019, fillimisht në pjesën perëndimore, gjatë orëve të pas ditës kanë përfshirë pjesën më të madhe të vendit por me intensitet më të ulët.
Duke filluar nga dita e sotme 06.11.2019, fillimisht në pjesën perëndimore të Kosovës (zona e Alpeve Shqiptare kanë vazhduar reshje të shiut me intensitet të ulët deri mesatarë, të cilat gjatë ditës do të përfshinë edhe pjesën veriore dhe veriperëndimore të vendit. Ndërsa duke filluar nga 07.11.2019, reshjet e shiut do të përfshinë pjesën më të madhe të Kosovës, me intensitet më të lartë në Dukagjin.
Mund të paraqiten vërshime të shpejta nga disa lumenj/rrëke, kryesisht me karakter malorë. Ndërsa përmbytje fushore nga lumenjtë mund të ketë në disa segmente të tyre, gjatë orëve dhe ditëve ne vijim.
Kjo situatë mundë të paraqes vështirësi në qarkullimin rrugore, me mundësi rrëshqitje të dheut si dhe vërshime urbane në disa zona.
Reshjet e shiut pritet qe të ndërpriten gjatë orëve të pas ditës të datës 08/11/2019.