Tifozëria gjilanase “Intelektualët”, kanë marrë prap vendim që të vazhdojnë bojkotin ndaj ekipit të tyre FC Drita shkruan Radio Star.
Traineri Zekirija Ramadani, ju kishte bërë thirrje që tifozët “Intelektualët”, të kthehen në tribuna për ta përkrahur ekipin e tyre, por që kjo është e pamundur, pasi ata kanë thënë se i qëndrojnë mbrapa kërkesës që e kanë.
Komunikata e plotë:
INTELEKTUALËT VAZHDOJNË BOJKOTIN !
Në takimin e fundit që e kemi mbajtur, ne si tifogrup kemi vendosur që t’a vazhdojmë bojkotin e filluar më 27 nëntor.
INTELEKTUALËT i bëjnë thirrje të gjithë atyre që e ndjejnë vetën pjesë e jona që t’a respektojnë vendimin e tifogrupit dhe t’i qëndrojnë prapa atij.
Përgjatë kësaj mbledhje është vendosur poashtu për hapat e rradhës që do t’i ndërmarrim.
Jemi dakorduar për të gjitha format dhe hapat që do t’i shihni përgjatë ditëve në vijim.
Bojkoti më nuk do të jetë i heshtur !
INTELEKTUALËT 1998