KREJT QYTETI PO USHTON
Intelektualë dhe qytetarë të Gilanit , djemë dhe vajza më të mirë të qytetit , tani më nuk ka nevojë të bëjmë thirrje sepse qëllimi dhe obligimet tona dihen.
Neve na thëret qyteti , na thëret krenaria , na thëret historia dhe tradita , na thërasin ngjyrat bardh e kaltër , na thëret kampioni DRITA. Thirrja e vetme për ju është që të Dielën ejani sa më herët që të zini një vend ne shkallët e stadionit “Selami Osmani – BEZI”.
Ejani me krenari per qytetin ,të veshur bardh e kaltër, historisë ton t’ja shtojmë edhe një trofe , tradita do vazhdon – për qytetin tone , DRITEN KAMPION !