Pas humbjes nga Prishtina, tifozët “Intelektualët”, kanë reaguar përmes një komunikate duke i dhënë klubit një ultimatum.
Tifozët kanë kërkuar shkarkimin e trainerit Akis Vavalis si dhe Drejtorin Sportiv, Valon Zymberi, pas rezultateve të fundit të cilat i ka pas klubi gjilanas.
Komunikata e plotë:
Përkundër dëshprimeve të njëpasnjëshme, tash e tre sezone rradhazi, ne kemi heshtur e nuk jemi ankuar, kemi qenë prezent e kurrë skemi munguar, duke besuar në profesionalizmin dhe seriozitetin e klubit, por tanimë situata ka arritur në kulminacion!
Intelektualët 1998 deklarohen në bojkot nga sot deri në shkarkimin e trajnerit Akis Vavalis dhe drejtorit sportiv Valon Zymberi, që në sytë e gjithë tifozërisë dhe qytetit janë fajtorët kryesorë pse DRITA nuk po bën dritë e nuk po arrin qoftë edhe dy fitore rradhazi, pa folur për objektiva më madhorë që as nuk po shihen si të mundshëm në horizont!
Nuk është aspak çështje rezultatesh apo trofesh, sepse Intelektualët kanë qenë aty, edhe në periudha tre vjeçare me barazhe, në lufta për mbijetesë e edhe në liga më të ulëta. Sepse ne asnjëherë nuk kemi qenë tifoz të sukseseve apo kupave, por vetëm të DRITËS. Kemi qenë aty, të zëshëm e të pandalshëm, edhe kur skuadra nuk fitonte kurrë e nuk i kishte as 10 pikë në renditje, por tani mjaft, sepse niveli ynë i përkrahjes, fanatizmi i qytetit pas DRITËS dhe dashuria e bartur nga gjyshërit te nipat për emblemën 1947, nuk meriton të njolloset nga paaftësia e një njeriu që ka ngatërruar edhe sportin, apo paaftësia e një trajneri që ka ngatërruar edhe vendin!
Andaj, nga sot bojkotojmë tribinën deri në reflektim. Përzgjedhjen le t’a bën klubi. Ose ne ose Vavalis. Ose ne ose Zymberi. Por, paraprakisht dijeni se përgjegësi për veprimet e mundshme nuk i marrim më ne, përderisa nuk merren masa shkarkimi ndaj personave në fjalë. ULTIMATUM!
Intelektualët 1998, Gilan
27.11.2023