Tifozët e Dritës, Intelektualët nuk do të jenë të pranishëm në duelin ndaj Drenicës.
Këtë e bën të ditur me anë të një storje të publikuar në faqen e tyre.
Në njoftimin e tyre thuhet: Ne e duam Dritën, jo paratë.
Nuk dihet nëse kjo tifozëri po anludon në shitje të ndeshjes, nga ana e Dritës tek Drenica.
Kjo pasi drenicasit rrezikojnë mbetjen në barazh, dhe me një fitore do të largoheshin nga kjo zonë edhe më shumë.
Ky është një rast i rrallë kur Intelektualët bojkotojnë skuadrën e tyre të zemrës.